Presidenti turk: Komentet e Biden për Putin janë të papranueshme

17:07 19/03/2021

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të premten se komentet e Presidentit të SHBA Joe Biden në lidhje me Vladimir Putin, jane “të papranueshme” dhe ”jo të përshtatshme për një president.”

Kujtojmë se në një intervistë televizive, Presidenti Biden i pyetur nëse besonte se Putini është një vrasës, ishte përgjigjur se “beson”, duke bërë që lidhjet diplomatike mes dy vendeve të tensionohen edhe më shumë.

Këtyre komenteve Putin më vonë iu është përgjigjur me “duhet të jesh një, për të njohur një” .

Edhe pse Ankaraja dhe Uashingtoni janë aleatë të NATO-s, Erdogan dhe Biden nuk kanë folur që kur Biden u bë president./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *