Presidenti ukrainas kërkon largimin e banorëve nga Donetsku

presidenti ukrainas kerkon largimin e banoreve nga donetsku
presidenti ukrainas kerkon largimin e banoreve nga donetsku

20:40 31/07/2022

Putin deklaron se marina ruse do pajiset me raketa hipersonike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar të gjithë qytetarëve që jetojnë ende në pjesët lindore të rajonit të Donetskut të largohen. Në një fjalim në mbrëmje vonë, Zelensky theksoi se në atë zonë po zhvillohen luftime intensive.

Sa më shumë njerëz të largohen nga Donetsku, aq më pak njerëz do të ketë mundësi të vrasë ushtria ruse. Ne do të bëjmë gjithçka për të shpëtuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të limitojmë terrorin rus”,- u shpreh ai.

Presidenti ka reaguar edhe për  të korrat e vendit të cilat mund të jenë sa gjysma e sasisë së zakonshme të këtij viti për shkak të luftës. Në një postim në Tëitter,  ai u shpreh se “qëllimi kryesor” i vendit ishte të parandalonte një krizë globale ushqimore.

Ibrahim Kalin një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka bërë të ditur  se ka gjasa të mëdha që anija e parë me eksporte të drithërave të largohet nga Ukraina më 1 Gusht.

Nëse të gjitha detajet kompletohen deri nesër, gjasat janë të mëdha që anija e parë do të largohet nga porti”- tha ai.

Këto sinjale pozitive vijnë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje historike që lejon rifillimin  e  eksporteve të  grurit nga portet e Detit të Zi pasi ato u bllokuan nga ushtria ruse.

Ndërkohë si pasojë e bombardimeve ruse një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë sëë bashku  me gruan e tij në qytetin Mykolaiv. Oleksiy Vadatursky zotëronte Nibulon, një kompani e përfshirë në eksportet e grurit.

Sakaq, modernizimi  i ushtrisë ruse vijon . Presidenti Vladimir Putin  bëri të ditur se marina ruse do të marrë raketa lundrimi hipersonike Zircon brenda muajve të ardhshëm.

“Ne do të ofrojmë mbrojtje me vendosmëri dhe me të gjitha mjetet.  Gjëja kryesore këtu është aftësia e marinës ruse. Ajo është në gjendje t’i përgjigjet me shpejtësi rrufe të gjithë atyre që vendosin të cenojnë sovranitetin dhe lirinë tonë,” – u shpreh Putin.

Rusia ka kryer lëshime të mëparshme  të raketave Zircon nga anijet luftarake dhe nëndetëset vitin e kaluar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts