Presidenti ukrainas Zelensky: Fitorja jonë është e pashmangshme

Në fjalimin e tij të natës me video drejtuar kombit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se fitorja e Ukrainës është e pashmangshme, por është e pamundur të parashikohet se kur do të përfundojë lufta.

“Shumë qytete dhe komunitete janë ende nën kontrollin e përkohshëm të ushtrisë ruse,” tha ai në fjalimin e tij.

“Por nuk kam asnjë dyshim se është vetëm çështje kohe para se të çlirojmë tokën tonë”.

Më herët në fjalën e tij ai vuri në dukje faktin se pushtimi i nisur më 24 shkurt sapo ka kaluar kufirin e tre muajve.

Zelensky vazhdon duke thënë se nuk ka “asnjë përgjigje të thjeshtë” në pyetjen se kur Ukraina do t’i mund rusët, duke shtuar se fitorja  dhe paqja  do të vijnë më shpejt nëse çdo ukrainas lufton.

‘Kur të fitojmë, të gjithë do ta ndjejnë atë, kur të vijë paqja, të gjithë do ta shohin’, tha Zelensky.

“Por që kjo të ndodhë më shpejt, nuk duhet të mendojmë se kur dhe çfarë do të jetë. Ne duhet të mendojmë çdo ditë se si ta bëjmë edhe më të padurueshëm qëndrimin e pushtuesve në tokën tonë.”

“Që Rusia të kërkojë paqen, çdo ukrainas duhet ende të luftojë”, vazhdon ai.

“Ata duhet të mbrojnë lirinë. Sepse çdo ditë lufte tani shton vite të jetës paqësore pas kësaj lufte. Pas fitores sonë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.