Presidenti ukrainas Zelensky kërkon takim me presidentin rus Putin

00:01 20/02/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që po përballet me një rritje të mprehtë të dhunës brenda dhe rreth territorit që mbahet nga rebelët e mbështetur nga Rusia dhe paralajmërimeve gjithnjë e më alarmuese se Rusia planifikon të sulmojë, i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës.

“UnĂ« nuk e di se çfarĂ« do presidenti i FederatĂ«s Ruse, kĂ«shtu qĂ« propozoj njĂ« takim,” tha zoti Zelenskyy nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« nĂ« Mynih, ku u takua edhe me nĂ«npresidenten amerikane Kamala Harris. Zoti Zelensky tha se Rusia mund tĂ« zgjedhĂ« vendndodhjen e bisedimeve.

“Ukraina do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ndjekĂ« vetĂ«m rrugĂ«n diplomatike pĂ«r hir tĂ« njĂ« zgjidhjeje paqĂ«sore”, tha ai.

Kremlini nuk ka dhënë përgjigje.

Zoti Zelensky foli disa orë pasi udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak të shtunën, ndërsa udhëheqësit perëndimorë bënë paralajmërime gjithnjë e më alarmante se një pushtim rus i fqinjit të tij dukej i pashmangshëm.

Ndërkohë Gjermania dhe Austria u thanë qytetarëve të tyre të largoheshin nga Ukraina. Agjencia ajrore gjermane Lufthansa anuloi fluturimet për në kryeqytetin Kiev dhe në Odessa, një port i Detit të Zi që mund të jetë një objektiv kyç në rast sulmi.

Zyra ndërlidhëse e NATO-s në Kiev tha se po zhvendoste personelin e saj në Bruksel dhe në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Ndërkohë, zyrtarë të lartë ushtarakë ukrainas u vunë në shënjestër të një sulmi me granata gjatë një turneu në frontin e konfliktit separatist gati tetëvjeçar në Ukrainën lindore.

ZyrtarĂ«t hynĂ« nĂ« njĂ« strehim pĂ«r t’u mbrojtur nga bombat pĂ«rpara se tĂ« largoheshin nga zona, sipas njĂ« gazetari tĂ« Associated Press qĂ« ishte me ta.

Dhuna nĂ« UkrainĂ«n lindore Ă«shtĂ« rritur nĂ« ditĂ«t e fundit pasi Ukraina dhe dy rajonet e mbajtura nga rebelĂ«t akuzuan njĂ«ri-tjetrin pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zim. Rusia tha tĂ« shtunĂ«n se tĂ« paktĂ«n dy predha tĂ« lĂ«shuara nga njĂ« pjesĂ« e kontrolluar nga qeveria e UkrainĂ«s lindore ranĂ« pĂ«rtej kufirit, por Ministri i JashtĂ«m ukrainas Dmytro Kuleba e hodhi poshtĂ« kĂ«tĂ« pretendim si “njĂ« deklaratĂ« tĂ« rreme”.

Dhuna sporadike ka shpërthyer prej vitesh përgjatë vijës që ndan forcat ukrainase nga rebelët e mbështetur nga Rusia, por bombardimet e fundit mund të shkaktojnë një luftë në shkallë të gjerë.

Prej disa muajsh Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane po thonë se Rusia, e cila ka zhvendosur rreth 150,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, po përpiqet të krijojë pretekste për të sulmuar.

“Ata janĂ« gati pĂ«r tĂ« goditur,” tha tĂ« shtunĂ«n Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Lituani.

Zonja Harris tha nĂ« fillim tĂ« takimit tĂ« saj me zotin Zelensky se bota ishte nĂ« “njĂ« moment vendimtar nĂ« histori”.

Zonja Harris tha se Shtetet e Bashkuara do të përforcojnë krahun lindor të NATO-s për të frenuar përparimin e mëtejshëm ushtarak rus, paralalisht me paralajmërimin për sanksione.

“KufijtĂ« kombĂ«tarĂ« nuk duhet tĂ« ndryshohen me forcĂ«,” tha zonja Harris nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« nĂ« Mynih.

“Ne kemi pĂ«rgatitur masa ekonomike qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« shpejta, tĂ« rĂ«nda dhe tĂ« koordinuara,” tha ajo. “Ne do tĂ« vĂ«mĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r institucionet financiare dhe industritĂ« kryesore tĂ« RusisĂ«.”

Presidenti amerikan Joe Biden tha tĂ« premten se bazuar nĂ« informacionet me tĂ« fundit tĂ« agjencive amerikane tĂ« zbulimit, ai ishte “i bindur” se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« UkrainĂ« dhe tĂ« sulmojĂ« kryeqytetin.

“NĂ« kĂ«tĂ« moment, jam i bindur se ai e ka marrĂ« vendimin,” tha zoti Biden. “Kemi arsye ta besojmĂ« kĂ«tĂ«.” Ai pĂ«rsĂ«riti se sulmi mund tĂ« ndodhĂ« nĂ« “ditĂ«t e ardhshme”.

Duke nënvizuar shqetësimet e Perëndimit për një pushtim të afërt, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se rreth 40% deri në 50% e forcave tokësore të dislokuara në afërsi të kufirit ukrainas janë zhvendosur në pozicione sulmi më pranë kufirit.

Zyrtari i mbrojtjes foli në kushte anonimiteti për të diskutuar vlerësimet e brendshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtari tha gjithashtu se numri i njësive tokësore ruse të njohura si grupe taktike batalionesh në zonën kufitare kishte shkuar në 125, nga 83 dy javë më parë. Secili grup ka 750 deri në 1000 ushtarë.

Por udhëheqësit perëndimorë këmbëngulin se ka ende vend për përpjekjet diplomatike.

“ShpresojmĂ« qĂ« ai (Putini) tĂ« tĂ«rhiqet nga pragu i konfliktit,” tha zoti Austin, duke thĂ«nĂ« se njĂ« sulm ndaj UkrainĂ«s mund tĂ« shmangej.

“Historia nuk Ă«shtĂ« shkruar ende: ka njĂ« rrugĂ« tjetĂ«r qĂ« qeveria ruse mund tĂ« zgjedhĂ« nĂ« çdo kohĂ«,” tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas njĂ« takimi tĂ« ministrave tĂ« jashtĂ«m perĂ«ndimorĂ«.

“Mesazhi ynĂ« i pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r ta Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ«: Mos e bĂ«ni kĂ«tĂ« gabim fatal. TĂ«rhiqni trupat. Le tĂ« flasim.”

Linjat e komunikimit midis Moskës dhe Perëndimit mbeten të hapura: shefat e mbrojtjes amerikane dhe ruse biseduan të premten. Presidenti francez Emmanuel Macron planifikon një telefonatë me zotin Putin të dielën. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov ranë dakord të takohen javën e ardhshme./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.