Presidenti Vuçiç: Është vetëm mit se Kosova është e jona, qytetarët do vendosin!

Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën dhe se në fund i takon popullit që të vendosë. Vuçiç deklaroi se “është vetëm mit se Kosova është e jona, por gjithashtu se është vetëm mit se Serbia dhe populli serb nuk gëzojnë ndonjë të drejtë në Kosovë”.

“Është se gjithçka është e lehtë dhe e thjeshtë dhe se ne duhet t’i themi botës që të largohen nga Kosova sepse është vetëm e jona. Nuk është e lehtë ta kombinosh atë me atë që është situata reale, por është gjithashtu një mit se Serbia dhe populli serb të mos gëzojnë asnjë të drejtë në Kosovë. Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen”, tha Vuçiç në televizionin “Euroneës Serbia”. I pyetur se çfarë është një kompromis, ai tha se edhe sikur ta dinte, nuk do të thoshte, pasi një zgjidhje kompromisi duhet të arrihet në një mënyrë që të dy palët të lëshojnë pe.

“Ne kemi nevojë për një mënyrë racionale, pragmatike për të zgjidhur atë problem. Duhet kohë për të krijuar besim midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Vuçiç. Pavarësisht deklarimeve për kompromis, Vuçiç megjithatë tha se “Kosova nuk do të marrë kurrë një ulëse në OKB”, përcjellin mediat serbe.

Vuçiç ka thënë se në takimin e ardhshëm më 29 korrik pritet të ketë një emërtim të ri për nismën Mini-Schengen. “Në samitin e ardhshëm, ne do t’i japim një emër të ri kësaj nisme, ajo nuk do të jetë Mini-Schengen. Ne do të përpiqemi të prekim disa tema të reja më 29 korrik, luftën kundër katastrofave dhe tërmeteve”, -tha Vuçiç, transmetojnë mediat serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *