Presidenti Zelensky: Nga Mariupoli nuk ka mbetur asgjë përveç rrënojave

Presidenti i Ukrainës, Zelensky deklaroi se nuk ka “ngelur asgjë” nga Mariupol pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin port jugor që prej disa javësh është i rrethuar nga forcat ruse.

“Nuk ka mbetur asgjë, vetëm rrënoja,” tha Volodymyr Zelensky në një fjalim në parlamentin italian. Mariupol, një objektiv kryesor strategjik për Moskën, ka duruar javë të tëra të bombardimeve ruse. Zyrtarët thonë se banorët kanë mbetur pa ushqim, ilaçe, energji elektrike apo dhe ujë të rrjedhshëm.

Ndërsa Zelensky fliste, këshilli i Mariupol tha se forcat ruse kishin hedhur dy bomba në qytet, por nuk dha detaje për viktimat apo dëmet. “Edhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan ta rrafshojnë atë në tokë dhe ta bëjnë hirin e një toke të vdekur”, tha këshilli.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët. Më herët, zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk, përsëriti thirrjet për ngritjen e një korridori humanitar për të lejuar largimin e civilëve. Ajo tha se të paktën 100,000 njerëz donin të largoheshin, por nuk ishin në gjendje.

Të hënën, Ukraina kundërshtoi një ultimatum të Rusisë që qyteti të dorëzohej si kusht që forcat ruse të linin civilët të largoheshin të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.