Presidentja e Gjeorgjisë merr vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, ka marrë vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Zourabichvili, e cila shkoi në Spitalin e Infeksionit në Tbilisi për t’u vaksinuar kundër COVID-19, mori vaksinën AstraZeneca, vaksinë të cilën disa vende në botë e pezulluan përkohësisht.

Duke kujtuar se në vend së pari filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor, ajo tha se “Qytetarët duhet të vaksinohen në mënyrë që të kapërcejmë si problemet ekonomike ashtu edhe problemet e tjera të shkaktuara nga pandemia e COVID-19”.

“Nëse OBSH vendos, ne do të ndalojmë përdorimin e vaksinës AstraZeneca”.

Në fazën e parë, më 13 mars Gjeorgjia bleu 43.200 doza të vaksinës AstraZeneca dhe si pjesë e luftës kundër COVID-19 më 15 mars filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Ministrja për Personat e Zhvendosur, Punës, Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në Territoret e okupuara, Ekaterine Tikaradze lidhur me pezullimin e përkohshëm të vaksinës AstraZeneca në shumë vende të botës tha se në vendin e saj kanë ardhur vaksina cilësore.

Ajo theksoi se janë duke mbajtur kontakte të ngushta me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për vaksinat dhe se do të zbatojnë vendimin nëse përdorimi i vaksinës AstraZeneca ndalohet në të gjithë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *