Presidentja e KE e ashpër me Poloninë: S’do lejojmë që vlerat e BE të rrezikohen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës kushtetuese të Polonisë që sfidon drejtpërdrejt epërsinë e ligjeve të BE-së. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti të martën qëndrimin e vendit të tij se ligji më i lartë i Polonisë është kushtetuta e vendit dhe jo ligji i Bashkimit Evropian. Nga ana e saj zonja der Leyen u shpreh se vendimi kërcënon themelet e bllokut dhe do të ketë reagime.

Në një fjalim para ligjvënësve të Bashkimit Evropian në Strazburg, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se vendimi i Polonisë përbën “një sfidë të drejtpërdrejt ndaj unitetit të BE-së” dhe se dëmton mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit.

“Sundimi i ligjit është ajo që mban të bashkuar bllokun tonë. Është themeli i unitetit tonë. Është thelbësor në mbrojtjen e vlerave mbi të cilat u themelua ky bllok. Demokracia, liria dhe barazia.”

Presidentja tha se Komisioni do të sfidojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese Polake përmes mekanizmave të ndryshëm.

Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti qëndrimin e vendit të tij, se ligji më i lartë i Polonisë është kushtetuta e vendit dhe jo ligji i Bashkimit Evropian. Ai këmbënguli se Polonia respekton traktatet e BE-së ndërsa hodhi poshtë kritikat se vendimi i gjykatës po e çon vendin drejt një “Polexit” të mundshëm, ose thënë ndryshe dalje nga blloku prej 27 vendesh anëtare.

“Mbështetja e polakëve ndaj BE-së është në nivelin prej 85%. Polonia është dhe do të mbetet anëtare e bllokut”, tha Kryeministri Morawiecki.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian i kërkoi Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që të vendosë gjoba ditore ndaj Polonisë derisa ai vend të përmirësojë funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe të pezullojë ligjet e reja që konsiderohen se minojnë pavarësinë gjyqësore.

Në varësi të mënyrës se si qeveria polake do të shfrytëzojë vendimin e fundit, blloku ka në dispozicion mekanizma të ndryshëm financiare për të detyruar Varshavën të veprojë në përputhje me ligjin e BE-së.

Udhëheqësja von der Leyen u shpreh se mund të përdoret edhe “Neni 7” që është sanksioni më i fuqishëm politik i bllokut, duke i pezulluar Polonisë të drejtat e votimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *