Presidentja e KE jep afatin kur do të mblidhet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Rama skeptik: S’vë më bast, jemi përgatitur disa herë për dasmë, por…Jemi në dashuri me BE





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se objektivi është që Konferenca e Parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE të mbahet para fundit të vitit.

rama1

Deklaratën e bërë në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe tashmë në dorë e ka Bashkimi Evropian.

“Ne kemi punuar fort për çeljen e kësaj konferencë ndërqeveritare dhe dua të them se ju keni bërë pjesën tuaj, i keni kryer këto detyra. Ne do të bëjmë gjithçka që të kapërcejmë ato pengesa. Kjo nuk duhet të pengoje procesin e zgjerimit. Ne shpresojmë që të fillojmë konferencën para fundit të këtij viti. Ky është synimi”, tha presidentja e KE.

Por duke qenë se mbajtja e konferencës ndërqevritare disa herë nuk ka marrë dritën jeshile, Rama u shpreh skeptik, duke thënë se për objektivin e Presidentës nuk mund të verë bast.

RAMA SKEPTIK: JEMI NE DASHURI ME BE, POR NUK VE BAST

Në mënyrë figurative, Rama u shpreh se Shqipëria disa herë është bërë gati për dasmë, por nuk i kanë ardhur krushqit.

“Objektivi i Presidentes është që para përfundimit të vitit të kryhet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare, ku Shqipëria të filloje normalisht negociatat. Ky është objektivi i presidentes. Sa më takon mua, unë e kam thënë dhe them. Nuk vë më bast për asnjë datë dhe asnjë fat dhe pres me qetësi si në rastin kur ndodh edhe  në rastin kur nuk ndodh. Jemi përgatituri për dasmë dhe krushqit nuk janë paraqitur. Ne i bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë, por se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit.

Është qartë. Ne kemi në dorë të bëjmë vetëm punën tonë. Punën tonë e bëjmë jo se na i imponon BE, por sepse na i i imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që gjendemi në mes të Evropës. Është bekim për fëmijët tanë që linden dhe rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur na ndan nga hapësira më e mirë që njerëzimi ka organizuar për paqen dhe sigurinë.

Kur e do dikë e do, nuk ke se çfarë bën. Nuk i bën presion që ose hajde me merr tani ose unë do iki me tjetrën. Nuk kemi ku shkojmë. Ne jemi në dashuri me BE, këta janë lodhur nga dashuria me njëri-tjetrin dhe thonë do rrimë ne të marrim edhe një tjetër dhe cdo ndodhë më te. Sa ta kalojnë këtë fazë do na përqafojnë dhe do jetojmë të lumtur në të ardhmen”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *