Presidentja e KE: Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë – shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar

21:35 21/02/2022

Lidhur me deklaratën e Kremlinit se presidenti Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ka reaguar dhe Presidentja e Komisionit Europian.

Në reagimin e saj zyrtar, Ursula von der Leyen është shprehur se njohja e territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.

“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut. BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet, vendosmëri në solidaritet me Ukrainën”, shkroi në Twitter Presidentja e Komisionit Europian.

Vladimir Putin është paralajmëruar më herët se nëse ai ndjek këtë veprim për të njohur pavarësinë e dy republikave të vetëshpallura në Ukrainë, BE-ja ka të ngjarë të vendosë sanksione.

“Nëse ka aneksim, do të ketë sanksione dhe nëse ka njohje, unë do t’i vendos sanksionet në tryezë dhe ministrat do të vendosin,” tha më herët shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Vladimir Putin i ka injoruar paralajmërimet. Dhe përpara se të bënte njoftimin e tij, ai u tha liderëve të Francës dhe Gjermanisë përmes telefonit se kishte marrë vendimin, thotë Kremlini.

Franca dhe Gjermania janë ndërmjetësuesit kryesorë midis Ukrainës dhe Rusisë për konfliktin në lindje./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.