Presidentja e KE, Von der Leyen: Nëse liria do të kishte emër, do të quhej Ukrainë

presidentja e ke von der leyen nese liria do te kishte emer do te quhej ukraine
presidentja e ke von der leyen nese liria do te kishte emer do te quhej ukraine

21:52 23/03/2022

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi para ligjvënësve evropianë mbështetjen për Ukrainën dhe  tha se nëse liria do të kishte një emër, do të quhej ‘Ukrainë’. Ajo përshëndeti rezistencën e ukrainasve përballë agresionit rus .

“Në Kherson, në Berdiansk, në Melitopol, ata valëvisin flamujt e tyre bluverdhë në fytyrat e ushtarëve pushtues. Dhe ata nuk janë ndalur, edhe pasi ushtarët rusë i kanë rrahur dhe qëlluar disa prej tyre”.

Von der Leyen theksoi se kreu i Kremlinit Vladimir Putin nuk e ka pritur këtë unitet të Evropës.

“Që nga dita e parë, Evropa ka qëndruar e bashkuar dhe ne do  të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Nëse ka diçka që Putini nuk e ka parashikuar, kjo është uniteti ynë, shpejtësia e veprimit dhe vendosmëria jonë. Ai nuk duhet të ketë asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë këtë rrugë”.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se do të diskutojë me kreun e Shtëpisë së Bardhë për furnizime shtesë me gaz natyror të lëngshëm për dy dimrat e ardhshëm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts