Presidentja e Komisionet Evropian viziton sot Tiranën, nga takimi me Ramën në Pallatin e Brigadave tek Presidenti Meta. Zbardhet axhenda





Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, do të vizitojë sot Tiranën në kuadër të një turi vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Ursula-Von-der-Leyen

Gazeta “Panorama” zbardh axhendën e vizitës zyrtare, e cila do të nisë me ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave në orën 08:50. Në orën 09:00 ajo do të takohet me Kryeministrin Rama dhe më pas do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” në Qerekë, e cila u rindërtua me fondet e BE-së në kuadër të programit “EU4Schools” pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Pas takimit, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, së bashku me Kryeministrin Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila është programuar për në orën 11:15 minuta. Ndonëse nuk ka një orar të caktuar të pritjes, sipas ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, Leyen do të takojë edhe Presidentin Ilir Meta.

Të martën pasdite ajo do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe Presidentin Stevo Pendarovski. Të mërkurën në mëngjes Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja më pas do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Ðukanovi dhe Kryeministri Zdravko Krivokapiæ. Më pas Presidentja do të mbërrijë në Beograd, Serbi, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç të mërkurën dhe Kryeministren Ana Brnabiç të enjten. Ndalesa e saj e fundit do të jetë Bosnja dhe Hercegovina.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *