
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se nuk mund ta imagjinonte Bashkimin Evropian pa Ukrainën.
Ursula von der Leyen i bëri komentet në një konferencë për shtyp në Madrid me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kushtuar fillimit të presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së.
“A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ukrainën apo pa vendet e Ballkanit, të cilat do të mbeten nën ndikimin e Rusisë apo Kinës? E pamundur! Prandaj, ne duhet të diskutojmë se si do të duket BE-ja e re. Si do të duket mekanizmi i vendimmarrjes, si do të duket shpërndarja e fondeve të përbashkëta buxhetore, çfarë programesh të përbashkëta do të zbatojmë dhe cilat pika të forta do të ketë BE-ja e re,” tha von der Leyen kur u pyet se si e sheh të ardhmen e BE.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al