Presidentja e Komisionit Evropian: Nuk kemi gjetur ende zgjidhje për ndaljen e naftës ruse

19:07 30/05/2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se BE-ja nuk është ende gati për të miratuar një marrëveshje për një paketë të gjashtë sanksionesh, ku mendohej të përfshihej një ndalim i mundshëm i importeve të naftës ruse.

“Nuk ka qenë kurrë e lehtë. Është e njëjta gjë tani me paketën e gjashtë,” tha ajo për gazetarët ndërsa mbërriti për një samit të 27 liderëve të BE.

“Është shumë e rëndësishme të kemi drejtësi për të gjithë, nuk kemi gjetur ende një zgjidhje për këtë. Pritjet e mia janë të ulëta që do të zgjidhet në 48 orët e ardhshme. Por kam besim se më pas do të ketë një mundësi”, u shpreh ajo.

BE kërkon miratimin e të gjitha vendeve anëtare për të vendosur sanksionet, pavarësisht se i shpalli ato gati një muaj më parë.

Kujtojmë se Hungaria, e cila është shumë e varur nga nafta ruse është kundërshtari kryesor i ndalimit të importeve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.