Presidentja e Kosovës: Nëse Serbia do të na sulmojë, do të përballet me ushtrinë tonë dhe me NATO-n

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i siguroi qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës me të gjitha njësitë e saj, e deri te strukturat inteligjente dhe Ushtria e Kosovës, se do të mbrojnë vendin në rast se Serbia do t’i sulmojë.

Sipas saj, tendencat për destabilizimin e rajonit tonë nuk kanë filluar sot, prandaj ka një kohë të gjatë që janë duke u bërë përgatitjet, planet operative dhe gjithçka tjetër që kërkohet nga institucionet tona të sigurisë, dhe ato e kanë përkrahjen e plotë të institucioneve politike.

“Kjo nuk do të thotë që ne s’kemi nevojë për përkrahjen e partnerëve tanë në qoftë se përballemi me një agresion serb, i cili si shtet ka investuar jashtëzakonisht shumë në ushtrinë e vet këto vite me qëllim agresioni e jo mbrojtjeje”.

“Nëse Serbisë i shkon mendja që ta sulmojë Kosovën, ata e dinë shumë mirë që nuk përballen vetëm me Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, por përballen edhe me ushtrinë e NATO-s, sepse ushtria e NATO-s ka mandat të plotë që në raste të tilla ta mbrojë çdo cep të kufijve të Republikës së Kosovës, sidomos ato që janë në veri”, deklaroi Osmani në mediat kosovare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.