Presidentja e Kosovës përshëndet vendimin për sanksione ndaj grupit të Veselinoviç: Bashkëpunim me SHBA që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinovicit për krim të organizuar në veri të Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur vendimin e SHBA-ve, duke thënë se institucionet e vendit janë të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me Amerikën.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviçit dhe grupit të tij të krimit të organizuar në veri të Kosovës”.
“Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, tha Osmani në Twitter.

Përveç Zvonko Veselinoviçit në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajlovic, Sinisha Nedeljkovic, Radovan Radic, Milan Radisavlevic, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.

Grupi akuzohet përveç të tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.
Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *