Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani: Ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme, vonon integrimin europian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.

Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi të Rrjetit për Politikë të Jashtme (DGAP) në Gjermani.

Ajo më tej ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiç dhe Zoran Zaev për “Open Balkan” është tentativë për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe theksoi se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodhë”, ka thënë presidentja Osmani.

Lidhur me “Open Balkan” kritika drejt Kosovës ka drejtuar kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Kosova po merret me teori konspirative në vend se të bashkohet në iniciativa rajonale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *