Presidentja moldave: Tani për tani jemi të sigurt, por çdo skenar është i mundur

20:38 12/05/2022

Në jugperëndim të Ukrainës, presidentja Maia Sandu ka kërkuar të sigurojë moldavët se nuk duhet të kenë frikë nga agresioni rus ndaj vendit të tyre në të ardhmen e afërt.

“Unë besoj se jemi të sigurt; tani për tani. Rusia nuk ka plane të qarta për këtë”, tha ajo për kanalin TVR Moldova.

Megjithatë pranoi se “çdo skenar është i mundur” dhe shtoi se do t’i njoftonte njerëzit nëse situata ndryshon.

Të martën, drejtoresha amerikane e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA se Rusia synonte të ndërtonte një urë tokësore nga Krimeja në rajonin e shkëputur moldav të Transnistrisë. Por ajo theksoi se Rusia nuk do të ishte në gjendje ta bënte këtë pa mobilizim të mëtejshëm ushtarak.

Shpërthimet në Transnistria muajin e kaluar, një territor separatist i kontrolluar nga Rusia në Moldavi në kufi me Ukrainën, kanë ngjallur frikën për përhapjen e konfliktit përtej Ukrainës.

Autoritetet separatiste thanë se “infiltruesit” ukrainas ishin përgjegjës, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fajësoi shërbimet speciale ruse./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts