Presidentja Vjosa Osmani jep lajmin: Dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani, së shpejti kthehen në shtëpi

Kosova ka arritur të evakuuojë dy qytetarë të saj nga Kabuli i Afganistanit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se me ndihmën e SHBA dhe vendeve të Europës tashmë dy qytetarët janë në një vend të sigurtë, larg rrezikut të talebanëve.

Osmani siguron se së shpejti qytetarët do të kthehen në shtëpinë e tyre në Kosovës.

Ditën e djeshme Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se ishin identifikuar e lokalizuar tre qytetarë që kishin mbetur në Afganistan pas trazirave, teksa një tashmë nuk është evakuuar ende. Po ashtu edhe Shqipëria ka një qytetarë që ka ngelur në Kabul.

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Për disa kohë, Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Zyra ime kanë punuar në sigurimin e evakuimit të sigurt të qytetarëve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, dy qytetarë tanë u evakuuan me siguri në një vend të sigurt dhe do të kthehen së shpejti në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *