
Presidenca ukrainase ka njoftuar përfundimin e përpilimit të pyetësorit për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Presim një rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Europian, dhe më pas topi do të kalojë te secili vend. Në qershor do të mbahet një mbledhje e Këshillit Europian, ku presim që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat. Ne pretendojmë një prcedurë të përshpejtuar anëtarësimi. Nuk kemi luksin e 10-15 viteve negociatash. Pjesa më e madhe e shteteve na përkrah”, deklaroi Igor Zhovka, numri 2 i Presidencës ukrainase.
Pyetësori është një nga hapat e shumtë që Ukraina duhet të plotësojë për të arritur anëtarësimin e plotë në BE, por bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Volodymyr Zelensky shtoi se Kievi pret edhe një procedurë të përshpejtuar anëtarësimi.
Pyetsori i është dorëzuar presidentit ukrainas Volodymir Zelenksy, nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në një vizitë në Kiev më 8 prill.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al