Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar disa shifra për nivelet e presionit të kapjes së shtetit. Me anë të një postimui në Twitter, ai shkruan se këto shifra janë të larta.
Sipas kreut të PD-së, kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët është në nivelet më të larta të rajonit duke dëmtuar tregun e lirë.
Basha thotë se mënyra që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish dhe që ekonomia të jetë konkurruese, nevojitet realizimi i vetingut në politikë.
“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare” – shkruan Basha.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al