Presioni ndërkombëtar nuk e ndal konfliktin

23:45 19/05/2021

Presioni diplomatik ndërkombëtar në rritje nuk po arrin ta frenojë konfliktin e ashpër mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk përmendi asnjë afat të mundshëm për fundin e luftimeve, gjatë një takimi me ambasadorë të huaj në Tel Aviv. Atyre u shpjegoi vetëm se ushtria izraelite po përpiqet të jetë e përpiktë në goditjen e objektivave të militantëve ekstremistë, për të shmangur viktimat civile.

“Me ta kemi vetëm dy zgjidhje, pushtimin ose ndalimin e tyre me dhunë. Po përdorim aktualisht variantin e dytë. Nuk përjashtojmë asnjë mundësi, por shpresojmë të rikthejmë qetësinë sa më shpejt”, tha ai.

Përpjekjen më të fundit diplomatike e ka bërë Franca, që në koordinim me Egjiptin dhe Jordaninë, paraqitën një projekt-rezolutë me tri pika, ku kërkohet armëpushim i menjëhershëm dhe nisje e dialogut.

Prej fundjavës, 4 sesione të Këshillit të Sigurimit nuk kanë arritur të dalin me një mesazh të përbashkët pas refuzimit të Shteteve të Bashkuara. Në një mendje nuk ranë dot as ministrat të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian.

Kryediplomati hungarez, një prej aleatëve më të mëdhenj të Izraelit në union prishi unanimitetin në mesazhin e bllokut ku bëhej thirrje për armëpushim.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *