Pret ftesën nga Reja, mesfushori kuqezi bën heroin dhe kualifikon skuadrën në Kupën FA në Angli









Armando Dobra kishte rolin e protagonistit kryesor për skuadrën e tij sot, teksa ia ka dale që me një gol shumë të rëndësishëm të sigurojë kalimin në turin e dytë të Kupës FA të ekipit të Çesterfilld.

dobra

Mesfushori shqiptar, i cili në edicionet e kaluara ka qenë një nga futbollistët kryesorë të përfaqësueses Shpresa dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u bërë pjesë edhe e Kombëtares A, ka shënuar sot golin e tij të parë në stadiumin e ekipit të cilit iu bashkua në verë, në sfidën përballë Northempton.

Kjo e fundit cilësohej favorite për të kaluar më tej, pasi merr pjesë në League Two, ndërsa  Çesterfilld në National League. Por një gjuajtje me harkim e Dobrës në hyrje të zonës i ka dhënë avantazhin skuadrës së mesfushorit shqiptar që në minutën e 14 dhe më pas skuadra e tij u mbrojt mirë duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm më shumë për imazhin në turneun më të vjetër futbollistik në botë.

PANORAMASPORT. AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com