Pretendimet e Moskës dhe Kievit për shkatërrimin e “Himars”

pretendimet e moskes dhe kievit per shkaterrimin e himars
pretendimet e moskes dhe kievit per shkaterrimin e himars

16:30 25/07/2022

Përtej terrenit, një luftë edhe për informacion të verifikuar

Në mesin e luftimeve në terren mes Rusisë dhe Ukrainës, palët nuk ndalen në numërimin e arritjeve të tyre. Përtej terrenit ka dhe një luftë për informacion të saktë pasi shpesh deklaratat e  tyre janë kontradiktore.

Ministria e Mbrojtjes Ruse deklaroi këtë të hënë se  forcat e saj kanë shkatërruar një depo municioni për sistemet raketore Himërs.

Këto sisteme raketore iu dërguan Ukrainës nga SHBA-ja dhe mund të godasin objektiva deri ne 80 kilometra larg. Që prej dërgimit të tyre Ukraina ka bërë përparime të dukshme në kundërpërgjigjje ndaj sulmit rus. Teksa Rusia thotë se po bombardon dhe shkatërron këto sisteme deklarata që vjen nga Kievi është e kundërta.

Ministri i Mbrojtjes Ukrainase Oleksi Reznikov është shprehur këtë të hënë se që prej marrjes së Sistemeve Raketore të Artilerisë së Lartë  Himërs ata kanë shkatërruar rreth 50 depo municionesh ruse.

Lufta në Ukrainë ka hyrë tashmë në muajin  e saj të 6 teksa mijëra forca ushtarake dhe civilë të pafajshëm kanë humbur jetën. Mbështetja perëndimore ndaj Ukrainës vijon teksa sulmi rus vijon të intensifikohet për të marrë më shumë territor.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts