
12:26 27/02/2022
Zv/ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës ka bërë publike shifrat që sipas saj forcat e vendit i kanë shkaktuar Rusisë deri më tani.
Hanna Malyar tha në një postim në Facebook se numri për tre ditët e para të konfliktit është paraprak dhe mund të ndryshojë.
Ukraina pretendon se i ka shkaktuar ushtrisë ruse këto dëme: 4300 viktima, 27 avionë të shkatërruar, 26 helikopterë të shkatërruar, 146 tanke të prishura, 706 mjete të shkatërruar, 2 drone, 2 anije, etj.
Ndërkohë media prestigjioze BBC thotë se nuk mund t’i konfirmojë këto shifra deri më tani. Rusia ende nuk ka nxjerrë një shifër./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al