Pretendimet për abuzim seksual/ Princi Andrew ka 1 muaj kohë për t’i kthyer përgjigje gjykatës

Duka i Jorkut ka marrë dokumente gjyqësore në lidhje me një padi për sulm seksual, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë.

Ankuesja, Virginia Giuffre, po kërkon dëmshpërblim pasi pretendoi se Princi Andrew e sulmoi seksualisht, një pretendim që ai e mohon ashpër.

Avokatët e saj thanë se në fillim të këtij muaji dukës i ishte dorëzuar zyrtarisht letra, por ekipi i tij ligjor kundërshtoi kërkesën.

Çështja nëse Andrew ishte njoftuar apo jo për rastin-i njohur si shërbim i procedurave-u kontestua gjatë seancës së parë paraprake të çështjes civile javën e kaluar në Nju Jork. Por tani është konfirmuar se letrat janë dorëzuar më 21 shtator. Duka ka afat deri më 29 tetor për të dhënë një përgjigje.

Giuffre po padit djalin e Mbretëreshës për dyshimin e sulmit seksual ndaj saj kur ishte adoleshente. Ajo po kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar, por ka spekulime se shuma mund të jetë në miliona dollarë.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se avokatët e të dyja palëve folën më 21 shtator dhe koha për përgjigjen e dukës u zgjat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *