Pretendohet se në celularët e ministrave francezë janë përcaktuar shenja të programit spiun

Në Francë pretendohet se në celularët e 5 ministrave francezë janë përcaktuar shenja të programit spiun “Pegasus”.

Në lajmin e faqes franceze Mediapart thuhet se gjatë 2019 dhe 2020 në objektivin e programit spiun “Pegasus” kanë qenë celularët e ministrit të Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ministres së Zhvillimit të Territorit, Jacqueline Gourault, ministrit të Bujqësisë, Julien Denormandie, ministrit të Strehimit, Emmanuelle Wargon dhe i ministrit për Territoret Jashtë Vendit, Sebastien Lecornu.

Në ekzaminimet e kryera mbi celularët e ministrave në fjalë dhe të një zyrtari nga pallati Elysee theksohet se janë përcaktuar shenja të programit spiun “Pegasus”.

Po ashtu bëhet e ditur se ministrja Gourault pas ngjarjes ka ndryshuar telefonin dhe numrin e saj.

Pallati Elysee në një deklaratë njoftoi se nuk dëshiron të komentojë rreth “hetimeve që vazhdojnë”.

Është pretenduar se shërbimi inteligjent i Marokut në mars 2019 është përpjekur të ndjekë nëpërmjet programit “Pegasus” një prej telefonave të mençur që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përdorur që nga viti 2017 e deri më tani dhe me të cilin ai ka komunikuar kryesisht me gazetarët.

Krahas Macron është pretenduar se janë kryer përpjekje për infiltrim në telefonat e mbi 100 personave përfshirë gazetarë dhe emra të nivelit të lartë të qeverisë si ish-kryeministri Edouard Philippe.

Programi spiun “Pegasus”

Në lajmin e gazetës britanike Guardian, në hulumtimin e zhvilluar nga 17 organizata mediatike pretendohet se programi spiun i kompanisë NSO Group është i përhapur në nivel global dhe se përdoret për qëllime që këqija.

Ndër të tjera pretendohet se të paktën qeveritë e 10 vendeve përshirë Bahreinin, Kazakistanin, Meksikën, Marokun, Azerbajxhanin, Ruandën, Arabinë Saudite, Hungarinë, Indinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë klientë të NSO Group. Gjithashtu mbrohet ideja se programi spiun i është shitur qeverive për të vendosur në objektiv aktivistë, gazetarë, avokatë dhe politikanë.

Sipas pretendimeve, me këtë program spiun i cili mund të shndërrojë një telefon në pajisje “vëzhgimi” mund të sigurohet qasje në informacionet e përdoruesit si dhe qasje pa leje në shumë aplikacione të tillë si mikrofonin, kamerën, mesazhet, regjistrimet zanore dhe kontaktet.

Ruanda, Maroku, India dhe Hungaria kanë mohuar akuzuar se kanë përdorur Pegasus për të ndjekur telefonat e personave në listën me më shumë se 50.000 numra telefoni. Ndërsa qeveritë e Azerbajxhanit, Bahreinit, Kazakistanit, Arabisë Saudite, Meksikës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk kanë dhënë ende përgjigje ndaj pretendimeve.

Edhe NSO Group ka refuzuar të gjitha akuzat//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *