Prezantimi i çuditshëm i Naingolan: Erdha në Belgjikë për relaks, në Itali kishte shumë stres










Raxha Naingolan i ka dhënë lamtumirën futbollit italian, edhe pse ishte në bisedime me Kaljarin e klube të terja elitare. Opsionet për të në kampionate të rëndësishme nuk mungonin, por lojtari i ka çuditur të gjithë teksa zgjodhi të shkonte në Belgjikë për të luajtur për Anversën.

naingolan

Një sfidë e pazakontë për mesfushorin 33-vjeçar i cili ka bërë bujë me jetën jashtë fushës së lojës po aq sa me golat spektakolarë që shënonte me gjuajtjet nga distanca. Vetë lojtari ka shpjeguar se zgjedhja e tij kishte qenë e diktuar nga fakti se dëshironte më në fund pak qetësi.

“Po të kisha bërë një zgjedhje për para, do të kisha shkuar në Turqi. Por në moshën 33-vjeçare, pasi kam luajtur në klube të mëdha, nuk kisha luajtur asnjëherë në Belgjikë. Është një motivim më shumë edhe që të më njohin këtu. Në Itali stresi po bëhej shumë i madh. Këtu ka ambicie, por edhe më shumë relaks”, tha Naingolan gjatë prezantimit të tij te klubi i ri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *