Prezantohen sot rezultatet e ‘Tempullit’/ “Meraku që më shoqëron çdo ditë…”, paralajmëron Balla: Masa ndaj kujtdo që ngre dorën ndaj shtetit

prezantohen sot rezultatet e tempullit meraku qe me shoqeron cdo dite paralajmeron balla masa ndaj kujtdo qe ngre doren ndaj shtetit
prezantohen sot rezultatet e tempullit meraku qe me shoqeron cdo dite paralajmeron balla masa ndaj kujtdo qe ngre doren ndaj shtetit

Prezantohen sot rezultatet e operacionit kombëtar ‘Tempulli’. Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm, Taulant Balla paralajmëroi masa ndaj kujtdo që ngre dorën ndaj shtetit, ndërsa theksoi se Policia e Shtetit do të jetë në një standard të ri, si me rrogat, por edhe me trajtimet e tjera ndaj tij.

“Mirëmëngjes!

Nuk e fsheh dot gëzimin të shoh sot këtu të shëruar plotësisht dy djem të shkëlqyer, pjesëtarë të organizatës së Policisë së Shtetit, Redin Caushaj dhe Edlir Alleshi, të cilët në ushtrimin e tyre të detyrës, u plagosën rëndë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit. Kush nuk i bindet urdhrit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.

Nëse qytetari mendon se ai ka të drejtë ndërsa punonjësi i policisë e ka gabim, qytetari ka gjithë të drejtën dhe mekanizmat ta apelojë vendimin apo urdhërin e punonjësit të policisë në rrugë administrative, por çdo veprim kundërshtimi me forcë nuk duhet të tolerohet. Kush nuk është dakord me urdhrin apo vendimin e punonjësit të policisë të marrë avokatin, por ne duhet të vendosim një standard të ri në autoritetin e punonjësit të Policisë së Shtetit.

As Ligji, as publiku dhe as Unë që të jem i qartë nuk mund të pranojmë më shtyrje, fyerje, kërcënime, kanosje, dhunë dhe rrezikim të jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Ka ardhur koha që të japim shembuj të zbatimit sipas gërmës dhe frymës së Kodit Penal, duke vendosur një standard të ri ndaj kujtdo që ngre dorë kundër Policit dhe Shtetit. Kjo duhet të ndodhë në çdo rast, pa asnjë hezitim. Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë.

Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal dhe do të përforcohen në Kodin e ri Penal, si dhe në ligjin për Policinë Shtetit. Në të gjitha takimet që kam patur deri më tani në të gjitha drejtoritë vendore në të 12 qarqet e vendit, ju kam garantuar se meraku që më shoqëron cdo ditë lidhet me dinjitetin e punonjësit të policisë së shtetit. Rritja e standartit të jetesës dhe përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja.
Prandaj e bëmë fakt dhe kemi tashmë gati 100 banesat e para për vitin 2023, bashkë me të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit që tashmë janë në fazën e përzgjedhur bazuar në kritere të mirëpërcaktuara.

Buxheti 2024 do të na japë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit dhe gjatë vitit tjetër t’i japim një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie.

Lajmi më i bukur i këtij viti nuk është vetëm shifra 10 milionë (që presim të mbyllim deri më 31 Dhjetor) , por certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse. Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare. Siguria e turistëve në këtë sezon turistik historik, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurtë turistik.

Praktika e vendeve të tjera që e kanë kaluar këtë proces ka qenë rritja e njësive policore turistike për të ndihmuar dhe mbrojtur turistët, sepse policia është padyshim një pjesë e rëndësishme e imazhit të destinacionit turistik. Gjatë këtij sezonit turistik, kanë kryer shërbim në zona turistike/plazhe mbi 1600 punonjës policie, pothuajse 1/6 e gjithë forcës sonë të disponueshme policore. Duhet ta kemi të gjithë parasysh një fakt, tek i cili duhet të bazohet një mbështetje edhe më e madhe dhe e merituar për Policinë e Shtetit, jo vetëm sa i përket trajtimit financiar. I gjithë ky fluks gjatë vitit 2023, me 30% më shumë sesa një vit më parë, është përballuar nga e njëjta trupë policore. Mirënjohje e merituar për të gjithë efektivët e policisë së shterit të cilët mundësuan një sezon turistik me 0 ngjarje kriminale, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar.

THANK YOU

Renea, FNSh, Delta, Policia Alpine, Njësia Policore Detare, Policia Kufitare, Patrullat e Përgjithshme, Shqiponjat, Forcat Operacionale në DVP, Policia Rrugore, Policia Kriminale. Vera e zgjatur e këtij viti na vendosi përballë një numri të frikshëm zjarresh. Kam ndjekur dhe do të vazhdoj të ndjek me drejtorët e qarqeve procedimet penale në ngarkim të 101 shtetasve të arrestuar/proceduar penalisht për këtë fenomen barbar.

Paketa e Sigurisë në shkolla
Paketa e Sigurisë në Shkolla po garanton ditë për ditë sigurinë e nxënësve jo vetëm brenda por edhe përreth mjediseve të shkollës.

Operacioni Kombëtar “Tempulli” më i madhi i zhvilluar ndonjëherë, nën drejtimin direkt të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka patur dhe vijon të ketë çdo ditë rezultate të mirëpritura nga familjet shqiptare. Një fale nderim e mirënjohje të merituar për të gjitha strukturat e policisë të angazhuara në këtë operacion. Një vlerësim edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve pa urdhrat dhe vendimet e të cilëve nuk do të ishin sot pas hekurave një numër kaq i madh shpërndarësish lëndësh narkotike. Do të forcojmë me ligj Paketën Sigurisë në Shkolla duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij. Kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe, në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale.

Krahas drograve tradicionale po shtohet përdorimi nga të rinjtë i drogave sintetike, që paraqesin një rrezikshmëri të lartë për jetën e tyre. Policia e Shtetit ka arritur rezultate domethënëse edhe në këtë drejtim me 57 operacione policore, 180 mijë rrënjë kanabis të asgjësuara në 100 ditët e fu!dit, mbi 1 ton lëndë narkotike kanabis e sekuestruar, rreth 9.5 kg lëndë narkotike kokainë, 11 300 tableta ekstazi të sekuestruara. Sigurisht të dhënat nuk duhet të na bëjnë të vetëkënaqur por janë një motiv për të thelluar më tej rezultatet e arritura deri më tani.
Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit
Rritja e performancës së Policisë së Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, e cila tashmë ka hyrë në një fazë të re për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë nga trupa e shëndoshë e policisë së shtetit elementët e dëmshëm të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.

Hetimet në bashkëpunim me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm vijojnë dhe rezultatet e këtij procesi janë domethënëse. Këto operacione dhe këto rezultate janë vetëm fillimi i vendosmërisë tonë për të vijuar me vetë-pastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit nga ata elementë të cilët e dëmtojnë atë. Ky proces i cili sapo ka hyrë në një fazë të re do t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve një Polici më të fortë dhe një nivel akoma më të lartë të sundimit të ligjit.

Zonja dhe zotërinj, lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale do të intensifikohen çdo ditë. Hetime komplekse nën drejtimin e SPAK apo prokurorive në rrethe do të çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash. Policia e Shtetit po fiton një besim më të madh jo vetëm nga publiku por dhe nga agjencitë e vendeve partnere. Vetëm me Policinë italiane kemi 14 grupe të përbashkëta hetimore, që kanë dhënë rezultate të rëndësishme në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë. Thirrja ime sot ndaj të gjithëve ju të pranishëm por edhe ndaj të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, për hir të fëmijëve tanë, për hir të misionit të respektuar të uniformës që mbani, kërkoj angazhimin tuaj maksimal. E sotmja nuk ka krahasim me të shkuarën dhe ditë pas dite rikthimi i besimit tek Policia e Shtetit po avancon në mënyrë të dukshme dhe të padiskutueshme. Por e ardhmja nuk do të ketë krahasim me të sotmen dhe unë kam nderin e madh, besimin e Kryeministrit, të shumicës së Kuvendit dhe shpresoj të shumicës së shqiptarëve për të vazhduar ndërtimin e besimit të duhur tek Policia e Shtetit edhe më shpejt, duke përmirësuar çdo gjë, në çdo drejtim. Vetëm përpara.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts