Prezantohet “certifikata e gjelbër” e BE për Covid-19

13:00 28/05/2021

Synon lëvizjen e lire për të vaksinuarit dhe të painfektuarit

Prezantohet në Greqi për të parën herë certifikata e gjelbër dixhitale e Bashkimit Europian. Dokumenti synon rikthimin e lëvizjes së lirë të turistëve brenda hapësirës së përbashkët europiane, përmes një aplikacioni që lehtëson grumbullimin e të dhënave që faktojnë se ata nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e COVID-19ës gjatë udhëtimit.

Prezantimi u bë në Athinë gjatë një konference, ku në krah të kryeministrit grek Kirjakos Mitsotakis, i pari që hodhi idenë e një dokumenti të tillë, ishte edhe presidenti i Këshillit Europian Charle Michel dhe nën/presidenti i Komisionit Europian Margaritis Shinas.

Certifikata e gjelbër që veç aplikacionit mund të jepet edhe e printuar, përmban kodin e përgjigjes së shpejtë, që pas skanimit nga autoritetet nëpër aeroporte, paraqet brenda pak sekondave të gjitha të dhënat e nevojshme për historikun që ka çdo shtetas europian me COVID-19ën.

Dokumenti lejon lëvizjen vetëm për vaksinuarit, ata që e kanë kaluar koronavirusin dhe personat që rezultojnë të painfektuar në testet e 72 orëve të fundit. Greqia synon që të nisë aplikimin e certifikatës brenda pak ditësh. Ndërsa shumë vende, si Franca e Spanja ta vendosin në përdorim pas 1 Qershorit, afat ky i përcaktuar nga Komisioni Europian. Certifikata e gjelbër dixhitale pritet të përshtatet edhe për lëvizjen e lirë të shtetasve nga vende jo-anëtare si Shqipëria.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *