Prezantohet Ismajli dhe ka “mesazh” për Rejan: Kam folur me Bajramin për Empolin, preferoj mbrojtjen me katër










Ardian Ismajli është zyrtarisht një futbollist i Empolit dhe ndonëse debutoi me këtë skuadër në Kupën e  Italisë një ditë më parë, klubi ka vendosur që sot të bëhej prezantimi i tij zyrtar para mediave. Një përforcim i rëndësishëm për klubin italian që ka sistemuar mbrojtjen me lojtarin që erdhi nga radhët e Specias dhe ka eksperiencën e mjaftueshme për të ndihmuar edhe toskanët që të sigurojnë mbijetesën në elitë që është objektivi kryesor.

ismajli

“I falënderoj të gjithë. Empoli më kërkoi e tregoi interes. Jam i lumtur që jam këtu, bëra edhe debutimin tim zyrtar. Jam i lumtur për Kupën, në pjesën e parë mund të shënonim 5-6 gola, në të dytën gjërat shkuan ashtu-ashtu, por e rëndësishme është të fitonim e kalonim turin. Sa i përket modulit të lojës, te Specia luaja me mbrojtjen me katër. Preferoj më shumë të luaj kështu, por edhe në kombëtare luaj si me 4, ashtu edhe me 5”, tha mbrojtësi në fjalët e tij të para, duke dhënë kështu një mesazh në distancë për trajnerin e përfaqësueses Reja mbi skemën që do të preferonte te kuqezinjtë ku është titullar.

Më pas ai ka shpjeguar se njihte Empolin nga bisedat që kishte bërë në grumbullimin e Kombëtares me Nedim Bajramin, duke marrë informacionet për këtë klub. “Kam folur me Bajramin në Kombëtare. E di çfarë më pret dhe çfarë kampionati pritet. Do të jetë e vështirë. Te Specia ia kam kaluar mirë, kemi bërë shumë gjëra të mira. Unë punoj shumë brenda dhe jashtë fushe, pasi është çelësi për të bërë mirë. Jam i lumtur që jam pjesë e Serisë A, e kam ndjekur gjithmonë, është një kampionat i mirë për mbrojtësit pasi ka shumë për të mësuar.

Të gjithë më kanë folur mirë për trajnerin, është një prej atyre që të mëson dhe për një lojtar të ri si ynë është shumë e rëndësishme pasi arrin të të përmirësojë. Fillimi i kampionatit? Lacio e Juventus janë dy skuadra të komplikuara, të vështira për t’u përballur, por në Serinë A çdo ndeshje sjell rrezik. Duhet përqendrim dhe të japim 100%”, tha Ismajli për startin e kampionatit të skuadrës së tij që ndeshet me dy pretendente për titull në javët e para.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *