Prezantohet zyrtarisht iPhone 13, sa kushton, ngjyrat dhe ndryshimet nga modelet e vjetra

Autori: REDIS

20:34 14/09/2021

Zyrtarisht është prezantuar sot më 14 Shtator, iPhone 13 nga Apple.

Ashtu si vitin e kaluar modelet e reja do të jenë të disponueshëm në dy versione atë normal me një ekran 6.1 inch dhe versionin mini 5.4 inch.

Çmimi fillestar pĂ«r modelin iPhone 13 do tĂ« jetĂ« 799$, ndĂ«rsa versioni mini 699$.

Këtë vit modelet e iPhone nisin me versionin më të vogël prej 128GB, 256GB dhe 512GB për të dy modelet. Për herë të parë ju mund të dyfishoni kapacitetet dhe iPhone ta merrni me një memorie prej 1TB me një çmim rreth 1600$.

iPhone 13 Pro vjen në 4 ngjyra të zezë, gri, flori (gold) dhe blu.

Nuk ka shumë ndryshime të mëdha tek modelet e reja të iPhone, por vetëm disa përmirësime.

Ajo që dallohet në pamje të parë është vendosja e dy kamerave në formë diagonale tek modeli bazik, ndërsa versioni Pro ka po të njëjtën vendosje të tre kamerave.

Ekrani do të jetë 120Hz ProMotion duke ofruar një cilësi shumë herë më të lartë si në ndriçim, ngjyra të ekranit dhe shpejtësi në përdorim.

Apple me modelet e reja garanton njĂ« performanĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« me procesorin e ri “A15 Bionic” dhe njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« sistemit tĂ« operimit me iOS 15, njĂ« rrjet mĂ« tĂ« mirĂ« 5G i cili do tĂ« suportojĂ« mbi 200 kompani telefonike nĂ« 60 shtete.

Gjatë këtij eventi pritet të prezantohen edhe iPad, Apple Watch Series 7 dhe iPad mini.

Lajmi në përditësim
 Eventi i Apple është duke u zhvilluar tani. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *