Prigozhin kthehet në Rusi

[embedded content][embedded content]

22:51 06/07/2023

Lukashenko: Oferta për të stacionuar mercenarët mbetet e vlefshme

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko konfirmon se themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin nuk ndodhet në Bjellorusi, por është rikthyer në Rusi.

“Mesa di unë luftëtarët shumë seriozë të Wagner janë në kampet e tyre të përhershme, ato ku kanë qenë pasi janë tërhequr nga vija e frontit. Rotacioni është duke u zhvilluar, që është e zakonshme për një luftë të tillë. Pas Bakhmut, ata u kthyen në kampet e tyre dhe aktualisht janë atje sot. Lidhur me Yevgeny Prigozhin ai është në Shën Petersburg. Ku ishte sot në mëngjes? Ai mund të jetë nisur për në Moskë ose për diku tjetër, por ai nuk është në territorin Bjellorusi”.

Një avion biznesi u nis nga Shën Petersburgu për në Moskë sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit, por nuk ishte e qartë nëse shefi i mercenarëve ishte në bord. Lukashenko tha se një ofertë për Wagner për të stacionuar disa nga luftëtarët e tij në Bjellorusi ende qëndron.

“Ne nuk po ndërtojmë kampe. Ne u ofruam atyre disa ish-kampe ushtarake që ishin përdorur në kohën sovjetike. Nëse ata pajtohen. Por Wagner ka një vizion tjetër për vendosjen, sigurisht, nuk do t’ju tregoj për këtë vizion ”, tha ai.

Dyshimet për ngritjen e disa kampeve i  hodhi media investigative ruse online “Vjorstke” që identifikoi një zonë mes pyjeve rreth 100 kilometra në juglindje të Minskut, si vendin ku po ngrihet një kamp për mercenarët e këtij grupi. Lideri i Bjellorusisë ka konfirmuar se nuk e sheh praninë e Wagnerit në Bjellorusi si rrezik për vendin e tij dhe nuk besonte se grupi mercenar do të merrte ndonjëherë armët kundër Bjellorusisë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts