Prima balerina ruse kundër luftës në Ukrainë, braktis teatrin

prima balerina ruse kunder luftes ne ukraine braktis teatrin
prima balerina ruse kunder luftes ne ukraine braktis teatrin

23:20 17/03/2022

Olga Smirnov thotë se i vjen turp që është nga Rusia

Një nga yjet e baletit në teatrin “Bolshoi” të Moskës, Olga Smirnova, është larguar për shkak të sulmit rus në Ukrainë dhe do të performojë për Baletin Kombëtar Holandez në Amsterdam.

Lëvizja vjen pasi balerina e lindur në Shën Petërburg denoncoi konfliktin, duke thënë se “është vënë një vijë”. Në një deklaratë të dhënë nga Baleti Kombëtar Holandez tha se Smirnova ishte “mirëpritur me krahë hapur“. Ajo pritet të bëjë debutimin e saj atje me vënien në skenë të “Raymonda”, premierë në fillim të Prillit.

Smirnova iu bashkua teatrit prestigjioz “Bolshoi” në vitin 2011, përpara se të merrte role kryesore në shfaqjet e “Liqenit të Mjellmave” dhe “Giselle”, ndër të tjera. Që atëherë ajo ka bërë turne ndërkombëtarë me trupën dhe është shfaqur si interpretuese e ftuar për Teatrin e Baletit Amerikan dhe Baletin Shtetëror të Vjenës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts