Princi Frederik do të bëhet Mbret i Danimarkës

princi frederik do te behet mbret i danimarkes

princi frederik do te behet mbret i danimarkes

13:05 01/01/2024

Trashëgimtari ngjitet në fron pasi Mbretëresha Margrethe II njoftoi se do të abdikojë më 14 Janar

Princi i kurorës i Danimarkës, Frederiku do të bëhet Mbret pasi nëna e tij, Mbretëresha Margrethe II, monarkja më jetëgjatë e Europës, njoftoi të dielën se do të abdikojë më 14 Janar pas 52 vitesh në fron.

Mbretëresha 83-vjeçare, e cila u ngjit në fron në vitin 1972, bëri njoftimin surprizë drejtpërdrejt në TV gjatë fjalimit të saj tradicional në natën e Vitit të Ri, i cili ndiqet nga shumë njerëz në vendin me popullsi 5.9 milionë banorë.

Mbretëresha u bë monarkja më jetëgjatë në Europë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II e Britanisë në Shtator 2022. Në Korrik, ajo u bë monarkja më jetëgjatë në historinë e Danimarkës.

Princi i kurorës Frederik-u do të bëhet Mbreti Frederik X. Ai u martua në vitin 2004 me Mary Elizabeth Donaldson, një shtetase australiane. Çifti ka katër fëmijë. Në Danimarkë, pushteti buron nga parlamenti i zgjedhur dhe qeveria e tij.

Monarku pritet të qëndrojë mbi politikën partiake, duke përfaqësuar kombin me detyra tradicionale, duke filluar nga vizitat shtetërore deri te festimet e ditës kombëtare.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts