“Princi i Jordanisë i përfshirë në tentime për të ‘dëmtuar sigurinë’”

Jordania njoftoi se ish Princi i Kurorës, Hamzah bin Al-Hussein, ishte përfshirë në “përpjekjet për të destabilizuar sigurinë e vendit” me palët e huaja.

“Hetimet paraprake zbuluan lëvizjet dhe aktivitetet nga Princi Hamzah dhe të arrestuarit e tjerë që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit”, tha Ministri i Jashtëm, Ayman al-Safadi, në një konferencë për media.

Ai tha se hetimet treguan se ndihmësit e princit ishin në kontakt me opozitën e jashtme.

“Përpjekjet për të destabilizuar sigurinë ishin në koordinim me palët e huaja”, shtoi Safadi.

“Princi Hamzah punoi për të nxitur dhe mobilizuar kundër vendit”, tha ministri.

Dje, Princi Hamzah dhe ish-kreu i Oborrit Mbretëror të Jordanisë, Bassem Ibrahim Awadallah, ishin në mesin e rreth 20 personave për të cilët u raportua se janë arrestuar me arsyetimin se ata “përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e Jordanisë”.

Në një deklaratë nga Shefi i Shtabit të Jordanisë, Gjenerali Yousef Huneiti, mohoi që Princi Hamzah të jetë arrestuar ose në arrest shtëpie, por konfirmoi se atij iu kërkua të ndalonte aktivitetet që shënjestrojnë sigurinë dhe stabilitetin e Jordanisë.

Princi Hamzah, megjithatë, u shfaq në një video duke thënë se ai ishte në arrest shtëpiak dhe se është akuzuar si pjesë e takimeve ku është kritikuar Mbreti.

“Unë nuk jam pjesë e ndonjë komploti apo organizate të keqe apo grupi të mbështetur nga të huaj, siç pretendohet gjithmonë këtu për këdo që flet”, tha princi.

Princi Hamzah, 41 vjeç, është gjysmë-vëllai i mbretit Abdullah II të Jordanisë dhe djali i madh i mbretit të ndjerë Hussein bin Talal nga gruaja e tij e fundit.

Ai u shpall princ i kurorës më 7 shkurt 1999, por ai u zëvendësua më 28 nëntor 2004 nga djali i madh i Mbretit Abdullah II, Husein bin Abdullah, i cili u emërua në këtë post nga i ati/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *