Princi William dhe Kate Middleton festojnë 10-vjetorin e martesës

11:14 29/04/2021

Duka dhe Dukesha e Cambridge kanë ndarë dy foto mahnitëse për përvjetorin e tyre të martesës. Ata festojnë 10 vite martesë dhe tashmë kanë 3 fëmijë, princin George, princeshën Charlote dhe princin Louis.

Në fotot e publikuara çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Kate dukej mahnitëse me fustanin e saj me lule Avery nga Ghost, të cilin ajo e kishte veshur më parë gjatë një udhëtimi në Pakistan në 2019. “10 vite”, ka qenë përshkrimi i imazhit të parë.

Planet e tyre të përvjetorit mund të mos jenë të mëdha duke marrë parasysh që familja mbretërore kohët e fundit ka humbur Dukën e Edinburgut. William dhe Kate u martuan më 29 Prill 2011. Rreth 1,900 të ftuar ishin pjesë e ceremonisë së mbajtur në kishë.

Klan News

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *