Princi William e Kate Middleton në samitin e Glasgow, takohen me fituesit e çmimit mjedisor të Earthshot

18:10 02/11/2021

Anëtarët e familjes mbretërore britanike përkatësisht Princi William dhe Dukesha e Cambridge  Kate Midleton  takuan fituesit dhe finalistët e Çmimit Earthshot ,një çmim për mjedisin  i iniciuar  nga Princi William, i cili ka kritikuar liderët botërorë për një përgjigje jofrymëzuese ndaj krizës së ndryshimeve klimatike.

[embedded content][embedded content]

Nderimet u krijuan për të gjetur zgjidhje përmes teknologjive ose politikave të reja për problemet më të mëdha mjedisore të planetit, me një fitues në secilën nga pesë kategoritë që merr 1 milion Paund.

Pritja erdhi në fillim të samitit dy-javor COP26 në qytetin skocez të Glasgow, ku liderët botërorë, ekspertët e mjedisit dhe aktivistët bënë thirrje  të gjithë për veprime vendimtare për të ndalur ngrohjen globale që kërcënon të ardhmen e planetit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *