Princi William falenderon popullin britanik për mbështetjen

09:46 08/02/2024

Princi William ka falenderuar popullin britanik për mbështetjen në këtë periudhë të vështirë për të dhe familjen e tij.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’ju falenderuar gjithashtu për mesazhet dashamirëse për Kate dhe për babain tim, veçanërisht ditët e fundit. Kjo do të thotë shumë për të gjithë ne”.

William mori pjesë në një darkë gala në Londër, ku i ftuar ishte edhe aktori i Hollivudit, Tom Cruise.

Kjo ishte paraqitja e dytë publike e trashëgimtarit të fronit, pasi kishte shtyrë të gjitha angazhimet për t’u kujdesur për tre fëmijët e tij pasi Kate, 42 vjeç, iu nënshtrua një operacioni  më 16 janar dhe më pas kaloi dy javë në spital për t’u rikuperuar. Mbreti Charles është shkëputur nga paraqitjet e tij publike për t’u fokusuar tek shëndeti i tij që pas zbulimit të diagnozës së kancerit.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts