Princi William për Mbretin Charles III: Jemi të gjithë shumë krenarë për ty

princi william per mbretin charles iii jemi te gjithe shume krenare per ty

09:50 08/05/2023

Princi i Uellsit, William ka nderuar babain e tij Mbretin Charles III, një ditë pas kurorëzimit teksa është shprehur se Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, do të ishte një nënë krenare.

Teksa ju drejtua turmës në Kështjellën Windsor për koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III, Princi William tha se të gjithë janë krenarë për të, ku nënvizoi dhe arritjet e Mbretit përgjatë 50 viteve.

“’Pa’, ne jemi të gjithë shumë krenarë për ty”, tha Princi William.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, të kombinuar me veshjet e tyre në blu, buzëqeshën dhe valëvitën flamujt gjatë mbrëmjes.

princi william per mbretin charles iii jemi te gjithe shume krenare per ty

Princesha e Uellsit, Kate mori pjesë me fëmijët më të mëdhenj të saj dhe Princin William, Princin George dhe Princeshën Charlotte. Princi Louis, i cili sapo ka mbushur pesë vjeç, qëndroi në shtëpi.

Duka dhe Dukesha e Edinburgut ishin ulur pranë Mbretit dhe Mbretëreshës, me kryeministrin Rishi Sunak pas tyre. Princi Andrew, Duka i Jorkut dhe ish-gruaja e tij, Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, morën pjesë gjithashtu, si Zara Tindall dhe bashkëshorti i saj Mike.

Rreth 20 mijë njerëz morën pjesë në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III./tvklan.al

princi william per mbretin charles iii jemi te gjithe shume krenare per ty 1

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts