“Prindërit dhe gjyshja s’morën trajtimin e duhur”, flet djali i viktimave që u helmuan nga kërpudhat: Mjeku më tha; ‘Është shumë vonë, kanë kaluar 24 orë’

Një tragjedi ka ndodhur në Durrës, ku tre anëtarët e familjes Haliti, Elfete, Afrim e Ferzinaze nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë nga konsumimi i kërpudhave.

Djali i çiftit Haliti u shpreh se mjekët i kishin thënë se ishte shumë vonë, e se kanë kaluar 24 orë nga helmimi. Ai shtoi se miqtë e familjes bënë gjithçka për të mbajtur në jetë anëtarët e familjes, por fatkeqësisht gjithçka përfundoi tragjikisht.

“Mjekët më kanë thënë se isha shumë vonë, se kanë kaluar 24 orë. Raportet mjekësore kanë qenë shumë të vona. Është reaguar shumë vonë.

Afrimi ka pasur dashamirë e shokë shumë, pasi u mor vesh ndihma ishte kaq e madhe, sa pas ndërhyrjes së miqve, u bë e mundur që gjithçka që ka qenë e mundur në Spitalin e Tiranës. Është bërë çdo gjë që ka qenë e mundur në Tiranë.  Prindërit e mi ikën tani. Varrimi bëhet në orën katër e gjysmë në varrezat e qytetit Gjilan”, deklaroi djali i çiftit që ndërroi jetë nga helmimi i kërpudhave.

“Rasti është i rëndë për familjen tonë. Ne nuk kemi dashur të prononcohemi si familje pa e marrë vesh të vërteten. Familja ka shkuar në shtëpi të vet, sepse babi ka qenë shtetas i Shqipërisë. Ajo është shtëpia jonë, babi ka qenë dhe me dokumente shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej ushqimit që kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese”, ka thënë djali i të ndjerit.

Ai ka hedhur dyshime se ata janë helmuar nga konsumimi i kërpudhat, pasi siç deklaroi ai në shtëpi kishin edhe një qen i cili po ashtu ka ngordhur. “Ne e kemi pasur edhe një qen atje, dhe edhe qeni ka vdeku, ai nuk e konsumon asnjëherë ushqimin që ne e hamë. Kjo shkon përtej dyshimit, sepse qeni nuk konsumon kërpudha. Babi ka dalë shpesh për të na mbledhur kërpudha, nuk është se nuk i ka njohur kërpudhat”, u shpreh ai.

Djali i viktimës më tej akuzoi mjekët për neglizhencë të dhënies së shërbimit mjekësor. “Neglizhenca e mos trajtimit të duhur në spitalin e Manzës, tre pacientë të shkojnë me të njëjtat simptoma e të kthehesh në shtëpi me hapa, nuk është normale, pa analiza, pa kurrfarë përkushtimi të lirosh pacientin në atë gjendje nuk është normale. Kanë marrë vetëm një infuzin dhe i kanë liruar në shtëpi, gjendjen e kanë pasur të rëndë”, tha djali i viktimës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *