Prishja e karburantit në Lushnje/ Rama me tone të ashpra ndaj kryebashkiakëve: Do shkojnë në prokurori të gjitha punonjësit e bashkisë që kanë firmosur për ndërtimin e tij








Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata punonjës  të bashkisë Lushnje që kanë firmosur për ndërtimin e karburantit që u shemb një ditë më parë do të shkojnë në prokurori.

edi rama11

Në fjalën e tij para kryetarëve të bashkive, Rama foli me tone të ashpra, duke thënë se duhet të marrin masa për pastrimin e territorit.

Sipas tij situata në vend është në udhëkryq dhe kjo do të zgjidhet tani.

“Populli nuk pyet si ke qenë dje, por si je sot. Sot situata është në udhëkryq, dhe nga kjo situatë do dalim tani. Vërtet ka gjëra që duan vite, por ka gjera që duan qartësi dhe vullnet.

Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën, periferinë dhe zonën rurale. Për fat të keq sot kemi një vend të papranueshme depozitimesh të paligjshme, kriminale në raport me mjedisin, të cilat çdo ditë përdoren nga ju.

Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë, si ato që u treguan këtu dhe që janë të panumërta, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush.  

Kemi rrugët kombëtare që janë një problem më vete dhe ku nuk mund të konsiderohen ju si përgjegjës, pavarësisht se kur vjen puna për të dhënë leje të paligjshme për karburante hyni dhe te rrugët kombëtare, por kur vjen puna për ti pastruar, jo vetëm që nuk hyni, por nuk jua kërkon askush.

Për atë karburantin të prishur dje do të shkojnë në prokurori të gjitha ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjës. Sepse bashkitë nuk kanë asnjë të drejtë të japin asnjë leje për asgjë në rrugët kombëtarë dhe për më tepër në shkelje të plotë të atij ligji, që thotë 20 m nga aksi i rrugës kombëtare nuk mund të zhvillohet asgjë”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *