Prishja e kontratës me Portin e Durrësit, zv.ambasadori gjerman në kompaninë EMS: E drejta ligjore për investitorët e huaj, thelbësore 

prishja e kontrates me portin e durresit zv ambasadori gjerman ne kompanine ems e drejta ligjore per investitoret e huaj thelbesore

Zëvendësambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në ambasadën Gjermane, Thilo Schroeter, ka vizituar një ditë më parë kompaninë EMS Albanian Port Operator në portin e Durrësit.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ambasada, thuhet se arsyeja e vizitës ka qenë për të krijuar një ide mbi situatën e kompanisë.

“Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, thuhet në reagimin e ambasadës.

365232909 685445636959791 4456430704966229899 N
365232909 685445636959791 4456430704966229899 N

Kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi për shqyrtim ankiminin që kjo kompani kishte bërë. EMS kishte kontratë 35 vjeçare me Autoritetin Portual dhe pak ditë më parë u dëbua nga Porti i Durrësit. Sakaq kërkon dëmshpërblim nga shteti.

Kujtojmë se gjatë prillit të këtij viti, EMS Shipping & Trading ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit e ICSID në Uashington një padi ndaj shtetit shqiptar. Akuza u regjistrua më 7 prill dhe objekt i padisë është mosmarrëveshjen për sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts