Priten masa të reja antiCOVID në Kosovë, nuk do të lejohet hyrja në dasma, qendra tregtare e klube nate pa dozën e parë të vaksinës

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka bërë të ditur se çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë në qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-COVID, pasi nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.

Kështu thuhet në një postim të kësaj Ode në rrjetin social Facebook.

“Drejtori i departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Driton Hoti ka mbajtur sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Takimi ishte për qëllim të diskutimit rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 dhe nga ky takim u vendos të merret një vendim.

Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marr vaksinën anti-COVID sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket stafit punues të këtyre sektorëve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.

Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.

Këto vendime priten të hyjnë në fuqi me datë 11.08.2021.

Oht
Oht

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *