Priten reshje të dendura në ditët në vijim, bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Parashikohet të ketë furtunë dhe përmbytje

Bashkia e Lezhës ka dalë me një njoftim për qytetarët, lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, duke u bërë thirrje që pasnesër mbrëma duke gdhirë data 29 rreth orës 1:00, deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu.

Sipas njoftimit parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë.

Bashkia bën me dije se shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

“Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:  ‪+355 68 331 2049”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts