“Pritet përkeqësim i situatës në Lindjen e Mesme”, Paskal Milo: Vendimi nëse Izraeli do të hakmerret ndaj Iranit, varet nga…

pritet perkeqesim i situates ne lindjen e mesme paskal milo vendimi nese izraeli do te hakmerret ndaj iranit varet nga
pritet perkeqesim i situates ne lindjen e mesme paskal milo vendimi nese izraeli do te hakmerret ndaj iranit varet nga

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e 13 prillit.

Ai u shpreh se mund të pritet që situata të përkeqësohet, ndërkohë që ka bërë edhe një analizë të politikës së brendshme të Izraelit dhe rrezikun që kjo sjell në nxitjen e konflikteve të mëtejshme në rajon.

Milo tha se qeveria e Izraelit është një qeveri e emergjencës dhe reflekton edhe interesat e qarqeve ekstremiste, të cilët kërkojnë të mbajnë influencën dhe mbështetjen brenda vendit, me anë të veprimeve ekstreme siç mund të jetë edhe një kundërpërgjigje ndaj Iranit.

Megjithatë ish ministri përmendi edhe faktin që një gjë e tillë do të tërhiqte ne konflikt edhe aktorë të tjerë, edhe jashtë rajonit, duke pasur parasysh SHBA-të.

Njerëzit duhet të jenë të përgatitur që të presin edhe një përkeqësim të situatës, kjo u pa që në sulmin e 7 tetorit dhe më pas me sulmin e Izraelit në Gaza. Irani ka qëndruar gjithmonë pas organizatave të tilla që quhen terroriste, siç është Hamasi dhe Hezbollah apo Huthët, duke i ndihmuar me armatime dhe financime.

Besoj se në Izrael është një qeveri e emergjencës nuk ka baza të shëndetshme për të qëndruar në afatgjatë.
Do të tronditet herë pas here pasi pasqyrojnë interesat e qarqeve ekstremiste që kërkojnë që të hakmerren.
Duan të mbajnë kuota mbështetjeje brenda vendit përmes veprimeve ekstreme, siç do të ishte një kundërpërgjigje ndaj Iranit.
Por këtu u bënë bashkë disa faktorë, siç është rreziku i përshkallëzimit që mund të përfshijë aktorë të tjerë jashtë rajonit, siç është edhe SHBA”, tha Milo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts