Pritet vetëm zyrtarizimi, Dani Alvesh pranon të luajë falas te Barcelona








Dani Alvesh kthehet përsëri te Barcelona. Mbrojtësi brazilian ka bindur Çavin dhe që nga java e ardhshme do të jetë nën urdhrat e tij, pasi është gati të luajë edhe falas për klubin.  

dani alvesh

Në Spanjë prej disa ditësh raportohet për kontakte të vazhdueshme mes palëve dhe fillimisht u mendua se Alvesh nuk mund të luante me katalanasit sepse ishte aktivizuar një ndeshje me Sao Pulon para se të shkëputej nga klubi brazilian. Por është mësuar se ka një klauzolë të veçantë në rregulloret e FIFA-s që ia mundëson aktivizimin edhe me katalanasit e kështu, është arritur akordi mes palëve.

Sipas mediave spanjolle, Alvesh është i ndërgjegjshëm se Barcelona ka probleme financiare ndaj ka pranuar që të luajë praktikisht falas, duke përfituar si rrogë vetëm minimumin sindikal që ka në futbollin profesionist në Spanjë. Lojtari është i gatshëm që të zbresë në fushë pasi ka ruajtur gjendjen fizike, edhe pse ka rreth 5 muaj pa luajtur. Ai i ka bërë të qartë katalanasve se ishte gati të jepte kontributin e tij në çod mënyrë, pasi dëshiron që të kthehet pjesë e Brazilit dhe të marrë pjesë në Botërorin e vitit tjetër.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *