Pritja në Kosovë, trajneri i xhudisteve: Do i fitojmë edhe dy medalje të tjera në Lojërat Olimpike

Kosova është në festë pasi pret tre vajzat e saj që në Tokio 2020 e nderuan me 3 medalje të arta. Vetë kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani kanë pritur 3 vajzat xhudiste dhe ekipin në tërësi me ceremoni.

Arkiteki i suksesit, trajneri Driton Kuka beson se Kosova do i fitojë edhe dy medalje të tjera në Lojërat Olimpike.

Ai shpreson se Kosova do të përpajë në sportet e tjera po aq sa në xhudo.

“Dua të falënderoj në radhë të parë heroinën tonë Majlindën që i ka pri këtij ekipi, sepse në vitin 2016 ajo e nisi në mënyrë brilante dhe krejt bota u ngrit në këmbë qysh një Kosovë e vogël me prodhu një kampione olimpike. Tash i kemi tri.

Sinqerisht në gjithë këto urime dhe gëzim tonin që e kemi pasë për këto rezultate të arritura një koment më ka mbetur në kujtesë, sepse e kemi bërë një foto të pesë rrathët olimpikë dhe e kanë shkruar që duhet me i fitu edhe dy medalje. Unë si trajner po besoj që do t’i fitojmë edhe këto dy medalje që të bëhen pesë – aq sa janë rrathët olimpikë – në mënyrë që pas meje të vijë Majlinda, Akili dhe të tjerët në sportin e xhudos. Presim edhe jam i sigurt se edhe sportet e tjera së shpejti do të arrijnë ku kanë arritur xhudistët”- tha Kuka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *