Pritja s’ka fund, mijëra afganë jashtë aeroportit të Kabulit, shpresojnë të largohen nga frika prej talebanëve

Mijëra njerëz që kërkojnë të largohen nga Afganistani vazhdojnë të shkojnë në drejtim të aeroportit të Kabulit derisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po ngutën të përmbushin afatin e 31 gushtit për tërheqjen e plotë të forcave të tyre nga ky vend.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se çdo ditë po bëhet gjithnjë e më rrezik që trupat amerikane të qëndrojnë në terren.

Zyrtarët thonë se deri më 25 gusht më shumë se 75.000 njerëz janë evakuuar.

Por, raportohet se turma të mëdha të afganëve mbeten jashtë aeroportit duke shpresuar të largohen sepse kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve pasi kanë punuar me forcat e huaja gjatë dy dekadave të fundit.

Mijëra afganë të tjerë kanë frikë nga një rikthim i sundimit të ashpër të talibanëve përmes interpretimit të ligjit islamik sikurse në vitet 1996 deri më 2001 kur e kishin pushtetin në Afganistan.

Në veçanti shqetësime ka për shkeljen e të drejtave të grave.

Biden tha më 24 gusht se tërheqja është në ritmin për të përfunduar deri në afatin e 31 gushtit.

Por, sipas tij, përfundimi në kohë “varet nga bashkëpunimi i talibanëve”.

Procesi i evakuimit doli jashtë kontrollit pasi qeveria afgane u rrëzua më 15 gusht pas një ofensive të shpejt të talibanëve.

Talibanët kanë thënë se të gjithë evakuimet e huaja duhet të përfundojnë deri më 31 gusht dhe i kanë kërkuar Uashingtonit të ndalojë së kërkuari që afganët të largohen nga vendi.
Talibanët kanë premtuar një amnisti të përgjithshme për këdo që ka punuar me qeverinë e mbështetur nga SHBA-ja.

Por, është raportuar se militantët po sulmojnë gazetarët, ish -trupat afgane dhe zyrtarët qeveritarë.

Duke folur për rreziqet që aktualisht përballen trupat amerikane, Biden përmendi mundësinë e një sulmi nga grupi terrorist i njohur si IS-K, ose Shteti Islamik-Khorasan-një celulë e Shtetit Islamik në Afganistan dhe një “armik i betuar” i talibanëve.
/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *