Pritje të gjata për vaksinimin në Itali

Demonstrators of the “Io apro” (I open) movement face police during a protest against restriction measures to curb the spread of COVID-19, in Rome, Monday, April 12, 2021. Italian restaurant owners from all over Italy and others angry at having their businesses shut for weeks due to a virus lockdown scuffled with police Monday during a non-authorized protest nearby the Parliament in Rome. (Roberto Monaldo/LaPresse via AP)

21:50 13/04/2021

Bllokohen nga protestuesit austostradat italiane

Me disa orë në radhë kanë pritur në shi shtatëdhjetë vjeçarët në Milano që të kryejnë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Rradhët e gjata u krijuan përpara disa qendrave të vaksinimit veçanërisht në Trenno dhe në spitalin ushtarak të Baggios.

“Kjo situatë ka ndodhur sepse ishte dyfishuar numri i stacioneve të vaksinimit, nga 6 në 12 për të siguruar 1200 injeksione në ditë,” shpjeguan mjekët e qendrës.

“Është turp që të presim këtu të mbledhur disa orë me radhë në shi, do të duhet të shpikin një vaksinë kundër turmës”, u kundërpërgjigjën të moshuarit të irrituar.

Policia u kërkoi që të linin kalimin e lirë të mjeteve në rrugë të bllokuara, në trafikun e krijuar nga makinat e atyre që kishin sjellë të afërmit për t’u vaksinuar.

Një grua e moshuar u rrëzua në asfaltin e lagur duke u plagosur në kyçe dhe më pas u transportua në spitalin San Carlo.

Ndërkaq në Itali kanë vijuar protestat ndaj masave të rrepta kundër koronavirusit. Dhjetëra tregtarë kanë bllokuar me mjetet e tyre në shenjë proteste autostradat e vendit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *